İdris Okuducu,Yunus Keleş
23 Mars 2016•Përditësim: 24 Mars 2016
DUHOK (AA) - Refugjatët sirianë të cilët janë në përpjekje të mbijetesës në kampin me tenda i cili ndodhet në Duhok të Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut (QRKI), pavarësisht vështirësive të shumta në të cilat jetojnë, para dy muajsh kanë formuar një klub futbolli, raporton Anadolu Agency (AA).
Klubi i futbollit është formuar me qëllim që vajzat e tyre ti harrojnë problemet dhe të kalojnë momente të këndshme.

Kampi i refugjatëve Domiz i cili u ndërtua para 4 vitesh për kurdët të cilët vijnë nga Siria, në një shtet si Iraku në të cilën nuk shikohet me sy të mirë loja e futbollit të femrave, ishte gjë që nuk i interesoi familjet. Xhemal Sejdo Ali trajneri i vajzave të cilat luajnë futboll në fushë me tapet që është ndërtuar nga ana e QRKI-së. Ai në një bisedë për AA tregoi historikun e themelimit të ekipit.
Ai tha se kërkesa në fjalë ka ardhur nga familjet. "Disa familje përveç ekipit të futbollit të meshkujve kërkuan që të formohet një ekip ku edhe vajzat e tyre do të mund të merren me sport. Pas së cilës i bashkuam vajzat të cilat dëshironin të luajnë futboll. Tashmë në ekip ka 11 vajza dhe meni presin të vijnë së bashku dhe të luajnë futboll. Me anë të sportit në një farë mase e harrojnë dhimbjen të cilën e kanë përjetuar", tha Ali.
Sipas tij, të gjithë pajisjet dhe materialet e ekipit janë furnizuar nga ana e familjeve. "Deri më tani nuk kemi marrë mbështetje financiare nga askush. Fanellat, topi dhe atletet janë furnizuar nga familjet. Presim mbështetjen e organizatave të ndihmës ndërkombëtare që të luajnë futboll në kushte më cilësore dhe të mira", tha ai.