Dilara Zengin
04 Dhjetor 2019•Përditësim: 04 Dhjetor 2019
Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë i Turqisë, Mustafa Varank, në Katar mori pjesë në mbledhjen përgatitore të Samitit të Kuala Lumpur që do të organizohet më 18-21 dhjetor, raporton Anadolu Agency (AA).
Në prag të Samitit të Kuala Lumpur që do të organizohet me qëllim të ringjalljes ekonomike dhe sociale të civilizimit Islam, ministrat relevante të Turqisë, Malajzisë, Katarit, Pakistanit dhe Indonezisë u takuan në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Ministri Varank edhe në muajin nëntor ishte pjesë e mbledhjeve përgatitore në Malajzi, këtë herë në Katar shkëmbeu mendime rreth samitit me homologët e tij.
- Do të kërkohen zgjidhje për problemet e shteteve Islame
Varank, në deklaratën për AA tha se samiti i cili prej disa vitesh është duke u zhvilluar falë vizionit të kryeministrit të Malajzisë, Mahathir Muhammed, është filluar një nismë e re që të zhvillohet në nivel qeveritar.
Ai tha se në këtë samit paraqitet një vizion në lidhje me gjeografinë islame. Ministri turk potencoi se nën udhëheqësinë e shteteve pjesëmarrës përfshirë Katarin, Pakistanin, Indonezinë dhe Turqinë për të avancuar këtë vizion është vënë në zbatim një iniciativë e re.
- "Do të zbatohen projekte vizionare"
Varan njoftoi se presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan planifikon të marrë pjesë në Samitin e Kuala Lumpur.
"Planifikojmë të krijojmë një qendër të përsosmërisë midis instituteve tona kërkimore. Kështu që do të mund të zhvillojmë projekte dhe investime të përbashkëta në sferat e hulumtim-zhvillimit dhe inovacionit. Gjithashtu ka një partneritet në sferën e medias në luftën kundër islamofobisë. Prandaj ky samit synon që të avancojë vendet islame në fushat si industria, teknologjia, inovacioni duke vendosur kanale efektive të komunikimit", u shpreh Varank duke tërhequr vëmendjen në marrëdhëniet bilaterale mes Turqisë dhe Malajzisë.
- Do të takohen liderët e vendeve islame
Samiti i Kuala Lumpur, do të zhvillohet mes 18-21 dhjetor me temën "Prioritetet e Zhvillimit dhe Fushat që duhet luftuar". Në mbledhje do të trajtohen pengesat në zhvillimin e qëndrueshëm.
Në kuadër të samitit gjithashtu do të nënshkruhen memorandume mirëkuptimi dypalësh dhe shumëpalësh në fushat si mbrojtja, siguria ushqimore, rinia, industria dhe teknologjia.
Në samitin të cilin bashkë me Malajzinë; Turqia, Katari, Pakistani dhe Indonezia janë përcaktuar pioniere, pritet të marrin pjesë afër 450 pjesëmarrës në mesin e të cilëve edhe liderë dhe mendimtarë të vendeve islame.