Büşra Nur Bilgiç
04 Dhjetor 2019•Përditësim: 04 Dhjetor 2019
NATO është aktive, e shkathtë dhe duke iu përshtatur rrethanave të reja, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para samitit të liderëve në Londër për shënimin e 70-vjetorit të Aleancës, raporton Anadolu Agency (AA).
"NATO është Aleanca më e suksesshme në histori sepse ne kemi qenë në gjendje të ndryshojmë vazhdimisht, kur bota po ndryshon", tha Jens Stoltenberg në një deklaratë para se të hynte në takimin e sotëm.
Në kundërshtimin e Turqisë ndaj rritjes së dislokimeve të NATO-s në Baltik, Stoltenberg tha: "Jam i sigurtë se do të jemi në gjendje të gjejmë edhe një zgjidhje për çështjen që lidhet me azhurnimin e planeve të rishikuara të mbrojtjes".
"Ne kemi plane në vend për të mbrojtur të gjithë aleatët e NATO-s, përfshirë, natyrisht, vendet e Baltikut dhe Poloninë. Dhe më shumë se kaq, ne kemi jo vetëm plane, por edhe forca. Dhe për herë të parë në historinë tonë, ne kemi trupa luftarake të vendosura në rajonin e Baltikut", shtoi ai.
Stoltenberg tha se ka biseduar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe se po punonte për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes.
I gatshëm të mbështesë planet e mbrojtjes së NATO-s për Poloninë dhe Baltikun para samitit, Turqia ka ngritur problemin e dështimit të Aleancës për të njohur kërcënimin me të cilin përballet në Sirinë veriore nga grupi terrorist YPG/PKK përgjatë kufirit të saj jugor.
"NATO duhet të veprojë në atë mënyrë që të përmbushë shqetësimet e të gjithë aleatëve. Ajo që kërkohet për Baltikun duhet të kërkohet edhe për ne", tha javën e kaluar ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu.