Sayed Khodaberdi Sadat
03 Qershor 2017•Përditësim: 03 Qershor 2017
ANKARA (AA) - Në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, kanë ndodhur disa sulme me bombë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët afganë, njoftuan se në ceremoninë e varrimit të djalit të ndihmës kryetarit të Senatit të Afganistanit, Alem Izzedyar, në Kabul kanë shpërthyer 3 bomba.
Në sulmin sipas njoftimeve të para kanë humbur jetën 14 persona, ndërsa janë plagosur 10 të tjerë.
Në sulmin me bombë disa ditë më parë në rajonin Vezir Ekber Han ku gjenden edhe përfaqësitë diplomatike në kryeqytetin e Afganistanit, humbën jetën 90 persona, ndërsa mbetën të plagosur 461 persona.