Ekip
03 Qershor 2017•Përditësim: 04 Qershor 2017
LONDËR (AA) – Pop ylli amerikan, Ariana Grande, ka vizituar fansat e saj në spital të cilët u lënduan gjatë sulmit vetëvrasës të kryer më 22 maj në Mançester, raporton Anadolu Agency (AA).
Artistja, pas koncertit të së cilës në Mançester më 22 maj ndodhi sulmi vetëvrasës në të cilën humbën jetën 22 persona, ndërsa më shumë se 100 të tjerë u lënduan, befasoi fansat të cilët ende gjenden për trajtim në spital.
Në mesin e të lënduarve ka shumë adoleshentë. Grande me 107 milionë miq në rrjetin social Insagram ndau fotografitë gjatë vizitës në Royal Manchester Children's Hospital.
Në fotografitë e publikuara mund të shihet se si Grande përqafonte fëmijët në spital. Biletat për koncertin humanitar të pop yllit amerikan Ariana Grande, që mbahet të dielën në Mançester, u shitën për gjashtë minuta.
Në koncertin humanitar "One Love Manchester", krahas Ariana Grande, do të marrin pjesë edhe Justin Bieber, Katy Perry, Usher, Pharell Ëilliams, Coldplay, Miley Cyrus, Take That, Niall Horan dhe shumë të tjerë.
Biletat me çmim prej 40 paundëve, të cilët u nxorën në shitje të enjten në orën 10:00, u shitën për gjashtë minuta, transmetojnë mediat britanike, duke iu referuar organizatorit në Twitter.