Haydar Hadi
14 Janar 2017•Përditësim: 15 Janar 2017
MOSUL (AA) - Njoftohet se forcat e Irakut kanë marrë plotësisht nën kontroll vendbanimet në juglindje të Mosulit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të televizionit shtetëror të Irakut, komandanti i operacioneve për çlirimin e Mosulit, Abdulemir Yarullah, në një deklaratë tha se "Forcat policore federale me mbështetjen e forcave të koalicionit dhe mbështetjen e ajrore të avionëve të Irakut kanë marrë nga DEASH-i kontrollin e të gjitha rajoneve juglindore të Mosulit."
Rajoni juglindor i Mosulit përbëhet nga lagjet Palestinë, Somar, Domiz, Vahde, Misak, Selam, Jarımxha dhe Jarımxha lindore.