Salih Bilici,Hemn Baban
26 Janar 2017•Përditësim: 26 Janar 2017
MOSUL (AA) - Zjarri i vënë nga organizata terroriste DEASH në 11 puset e naftës gjatë përpjekjeve të tyre për të ikur në qytetin Kajjara i cili ndodhet në jug të Mosulit prej 5 muajsh vazhdon të jetë i ndezur. Zjarri i cili ka shkaktuar miliona dollarë dëme Irakut, ndikon negativisht edhe në jetën e përditshme dhe sidomos në atë të fëmijëve me renë e zezë të smogut të krijuar, raporton Anadolu Agency (AA).
Puset e naftës në këtë rajon u hodhën në erë nga militantët e DEASH-it gjatë largimit të tyre. Ndërkohë ekipet e zjarrfikësve janë duke vazhduar punën për marrjen nën kontroll të këtyre vatrave të zjarreve. Edhe pse si rrjedhojë e punës disa mujore të ekipeve disa nga vatrat e zjarreve janë marrë nën kontroll, ende ka vatra zjarri të ndezura të cilat janë jashtë kontrollit.
Zyrtarët e kompanive të naftës në veri, në varësi të Ministrisë së Naftës së Irakut, kanë thënë se ekipet kanë mundur të shuajnë zjarrin në 13 puse deri më tani. Ata theksojnë që ende ka zjarr në 11 puse të tjera. Ndërsa qeveria irakiane e cila nuk ka teknologjinë e duhur për shuarjen e zjarreve të kësaj natyre edhe pse ka dërguar ekipe shtesë në zonë nuk ka mundur të marrë plotësisht nën kontroll zjarret. Metodat e vjetra të ekipeve të cilët mundohen të shuajnë zjarrin nuk mjaftojnë për shuarjen e zjarreve të përmasave të tilla.
Ekipet e zjarrfikëses të cilët nuk mund të ndërhyjnë në mënyrë të drejtpërdrejt për shuarjen e zjarrit, më parë hedhin ujë në ambientet për rreth dhe më pas fillojnë ndërhyrjen ndaj zjarrit duke hedhur ujë dhe në puse me makineri.
Në një deklaratë për AA, një zjarrfikës thotë se deri më tani kanë shuar zjarrin në 13 puse dhe se zjarri në 11 të tjerë vazhdon. Zyrtarët thonë se militantët kanë përdorur të paktën 30 bomba për shkatërrimin e këtyre puseve. Ata theksojnë se kjo gjë i ka shkaktuar miliona dollarë humbje shtetit të Irakut. Ndërsa ngrenë alarmin se tymi i ngritur për shkak të zjarrit ndikon negativisht në jetën e qytetarëve dhe veçanërisht në atë të fëmijëve.
Kajjara ndodhet rreth 60 kilometra larg Mosulit. Qyteti ka një rezervë të madhe nafte, ndërkohë që në këtë rajon ka rreth 70 puse. Organizata terroriste DEASH, pasi mori nën kontroll këtë zonë në vitin 2014 shiste naftën e nxjerrë nga këto puse në rrugë ilegale.