Ndërsa vendbanimet në rajonin Kherson të Ukrainës, që u morën nga forcat ruse dhe u kthyen nën kontrollin e ushtrisë ukrainase, mbajnë plagët e rënda të luftës, ku civilët po përjetojnë lumturinë e hidhur që mund të kthehen në shtëpitë e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
Teksa vazhdon kundërsulmi i nisur nga ushtria ukrainase kundër forcave ruse në rajonet Luhansk, Donetsk, Kherson, Kharkiv dhe Zaporizhia, thuhet se vetëm në Kherson u rimorën 90 vendbanime.
Qytezat të cilat ishin nën kontrollin e forcave ruse për rreth 7 muaj dhe ku shërbimet e gazit, energjisë elektrike dhe ujit nuk mund t'u jepeshin civilëve për shkak të përleshjeve intensive, mbajnë plagët e freskëta dhe të rënda të luftës.
- Shërohen plagët në vendbanime të rimarra
Banorët e qytezës Velika Aliksandrivka, që Forcat e Armatosura të Ukrainës e rimorën nga forcat ruse më 4 tetor dhe ku vazhdojnë punimet e çminimit vazhduan, të cilët u dëmtuan rëndë për shkak të luftës, po përpiqen t'i rikthehen jetës së tyre normale.

Vendbanimet ku rreth 80 për qind e civilëve janë evakuuar për shkak të luftës dhe ku kryesisht të moshuarit ose ata që nuk kanë ku të shkojnë, po përpiqen të përgatiten për dimër.
Banorët e Velika Aliksandrivka-s po përpiqen të mbijetojnë me ndihma humanitare dhe mbështetje vullnetare. Disa persona, të cilët i larguan edhe fëmijët e tyre nga rajoni në fillim të luftës, po përpiqen t'i riparojnë dhe pastrojnë shtëpitë e tyre të dëmtuara duke u kthyer në Velika Aliksandrivka, megjithëse për momentin nuk mund t'i sjellin fëmijët.
Oksana Moroz, 35-vjeçare, tha se burri dhe fëmijët e saj qëndruan në qytezën e Krivy Rih në rajonin Dnipro, rreth 2 orë larg qytetit dhe se ajo ishte mësuese e shkollës fillore.
Duke thënë se qyteti është i sigurt tani, ajo u kthye dhe filloi të pastronte shtëpinë me ndihmën e shoqeve të saj. "Ne u kthyem në rajonin tonë që ishte çliruar nga okupimi. Kemi arsye të jemi të lumtur", tha Moroz.
Ajo tha se ushtarët rusë jetuan në shtëpinë e saj për 7 muaj, dhe se ata ua morën të gjitha gjërat nga shtëpia.
Duke theksuar se nuk është e mundur t'i sjellin fëmijët ende për shkak se në qytet nuk ka rrymë dhe gaz, Moroz tha: "Unë jam edhe mësuese dhe kam nevojë për internet dhe rrymë sepse i mësoj nxënësit nga larg".
Duke u shprehur se është shumë e lumtur që kthehet në Velika Aliksandrivka, Moroz tha: "Kemi një gëzim të madh. Ky gëzim nuk mund të shprehet me fjalë".
- Ajo qëndroi 4 muaj në strehimore me burrin e saj
Tatiana Yarosheviç, 66-vjeçare, e cila nuk u largua nga shtëpia ku jetonin me burrin e saj pavarësisht luftës, kujtoi gjithashtu se qyteti ra në duart e forcave ruse në fillim të marsit.
Yarosheviç tha se sot feston ditëlindjen e saj të 66-të dhe se po e vizitojnë nipërit e saj, të cilët ka kohë që nuk i ka parë dhe është shumë e lumtur.
Ajo tha se nipërit dhe vajza e saj u larguan nga rajoni në mars, por ajo vendosi të qëndronte në shtëpi me burrin e saj.
"Ata na thanë se duhej të largoheshim, por ne e refuzuam këtë ofertë. Unë jam rritur këtu, kam ndërtuar gjithçka vetë dhe nuk do të shkoj askund. Sigurisht që ishte e rrezikshme të qëndroja këtu. Kishte konflikte, në fund të fundit kjo është luftë", u shpreh Yarosheviç.
Duke theksuar se forcat ruse hynë në qytet më 6 mars, por përleshjet intensive filluan më 26 mars, Yarosheviç tha: "Ata goditën pazarin, goditën shtëpitë. Atëherë fëmijët tanë u larguan nga këtu".
Ajo tha se zakonisht qëndronin në strehën nën shtëpi me burrin e saj për shkak të përleshjeve intensive në qytet. "Kemi qëndruar në strehë me burrin tim për 4 muaj. Kur dolëm jashtë, pamë se si plumbat e dëmtuan mjedisin", theksoi Yarosheviç.
Yarosheviç shtoi se hyrja e ushtrisë ukrainase në qytet u dha atyre një ndjenjë të madhe lirie dhe tha: "Ne përjetuam gëzim të madh. Është një ndjenjë tjetër. Edhe moti ndryshoi dhe u bë më i pastër për ne, gjithçka filloi të ndryshojë sepse ne as jashtë nuk mund të dilnim".
Duke u shprehur se një grua vdiq gjatë bombardimeve të pazarit derisa forcat ruse ishin në qytet, Yarosheviç pohoi se ushtarët rusë vranë edhe dy civilë.
Ajo shtoi se është jashtëzakonisht e vështirë për njerëzit të kthehen sepse nuk ka ende gaz, energji elektrike dhe ujë në qytet.