Büşra Selvi Öğütcen
05 Korrik 2017•Përditësim: 06 Korrik 2017
KARAKAS (AA) – Një avion i vogël në pronësi të Qeverisë së Venezuelës, është rrëzuar sot në Detin e Karaibeve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Punëve të Brendshme të Venezuelës Nestor Reverol deklaroi se avioni fluturonte nga ishulli Margarita. Për shkak të një dështimi mekanik të avionit, piloti tentoi të kthehet në aeroport, por u rrëzua në Detin e Karaibeve.
Reverol nuk zbuloi identitetin e personave në avion, por theksoi se në mesin e nëntë personave shtatë personave janë piloti apo punonjësit e administratës publike.
Ai shtoi se janë në kërkim të të zhdukurve përfshirë të paktën 100 pjesëtarë të shërbimit të shpëtimit. Avioni 'The Gulfstream 3' ka qenë në pronë të Qeverisë së Venezuelës dhe është përdorur për transport të sektorit publik.