Mustafa Keleş
05 Korrik 2017•Përditësim: 05 Korrik 2017
NEW YORK (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, e ka dënuar provën raketore ndërkontinentale të Koresë së Veriut dhe i ka bërë thirrje Phenianit zyrtar t'i japë fund provokimeve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën nga zyra e zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së thuhet se prova e re raketore e Koresë së Veriut është shkelje "e pacipë" e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe do t'i rrisë në mënyrë të rrezikshme tensionet.