Mohamad Misto,Levent Tok
31 Tetor 2016•Përditësim: 31 Tetor 2016
HALEP (AA) - Organizata terroriste PYD/PKK po vendoset në territoret në veri të Halepit në Siri që DEASH-i po braktis pa luftuar në vijën e operacionit "Mburoja e Eufratit", raporton Anadolu Agency (AA).

AA në lajmin e saj të datës 28 tetor kishte njoftuar se organizata terroriste DEASH, pas thellimit të operacionit "Mburoja e Eufratit" ka hyrë në bashkëpunim me PYD/PKK-në dhe se do të braktiste duke ia liruar PYD/PKK-së disa zona në rajonin Bab të Halepit. Në lajmin e AA-së të bazuar në burimet e forcave të sigurisë ishte theksuar se DEASH-i në këtë mënyrë kishte planifikuar që të mbante bashkë me PYD/PKK-në frontin para "Mburojës së Eufratit".
Sipas informacioneve të marra nga burimet opozitare të cilët i janë bashkuar operacionit "Mburoja e Eufratit" dhe që ndjekin vijën e frontit PYD/PKK dhe DEASH-it theksohet se DEASH-i ka dorëzuar rajonet që kanë qenë subjekt i negocimit në fund të javës.
PYD/PKK-ja kanë marrë në dorëzim nga DEASH-i pa kryer asnjë konflikt fshatrat Kafir Karis, Tel Susin dhe Maarret Muslimije, komunën Fafin dhe Shkollën e Këmbësorisë në veriperëndim të rajonit Bab.
Në këtë mënyrë PYD/PKK është afruar edhe pak më shumë në Bab që ndodhet nën kontroll të DEASH-it.
Ndërsa në anën tjetër Forcat e Armatosura të Turqisë dhe forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane në operacionin "Mburoja e Eufratit" kanë nisur të ngushtojnë daljen e PYD/PKK-së nga korridori Afrin-Tel Rifat në drejtim të Bab-Munbixh. Gjithashtu bëhet e ditur se operacioni ka arritur në një afërsi 12 km nga rajoni Bab.
Burimet e forcave të sigurisë tërheqin vëmendjen se DEASH-i me negocimin në fjalë synon që të shpëtojë PYD/PKK-në pa u ngushtuar në Afrin-Tel Rifat dhe më pas ti vendosë përpara Forcave të Armatosura të Turqisë dhe forcave të Ushtrisë së Lirë Siriane në një vijë fronti më të gjerë.
Ndër tët tjera burimet kanë bërë të ditur se kanë pritshmërinë që dy organizatat të thellojnë bashkëpunimin për mbajtur së bashku vijat e frontit, vetëm që PYD/PKK të mund të afrohet pranë rajonit Bab.