Hatice Kesgin
19 Shkurt 2017•Përditësim: 19 Shkurt 2017
ANKARA (AA) – Gjatë 24 orëve të fundit së paku 28 terroristë të DEASH-it janë vrarë në veri të Sirisë nga forcat turke dhe koalicioni i kryesuar nga SHBA-të , bëri të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat e armatosura turke vranë së paku 12 terroristë të DEASH-it si pjesë e operacionit “Mburoja e Eufratit”, që të dielën shënon ditën e 180-të.
Ndërkohë, 16 terroristë tjerë të DEASH-it u vranë përmes sulmeve ajrore të kryera nga koalicioni i kryesuar nga SHBA-të në Sirinë veriore, thuhet në njoftim.
Në njoftim konfirmohet se 41 objektiva të DEASH-it, përfshirë strehimoret, janë goditur nga forcat tokësore turke, ndërsa 11 të tjera janë goditur nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të.
Operacioni i udhëhequr nga Turqia “Mburoja e Eufratit” filloi në fund të gushtit 2016 për të përmirësuar sigurinë, për mbështetjen e forcave të koalicionit, dhe për të eliminuar kërcënimin terrorist përgjatë kufirit turk duke u dhënë mbështetje luftëtarëve të ULS-së.