Ahmet Dursun
09 Maj 2019•Përditësim: 09 Maj 2019
Gjatë një operacioni në juglindje të Iranit janë vrarë 4 dilerë ndërsa janë konfiskuar më shumë se 2 ton narkotikë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ahmed Tahiri, ndihmës i kryeshefit të policisë në Sistan dhe Balochistan, konfirmoi se gjatë operacionit në rajonin Seravana ndodhi përleshje mes trafikantëve të drogës dhe forcave të sigurisë. Ai theksoi se janë vrarë 4 persona, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar.
Tahiri theksoi se janë konfiskuar 2.1 ton narkotikë si dhe sasi e madhe e armëve dhe municionit.
Shpesh herë ndodhin përleshjes me dilerëve, të cilët kalojnë kufirin përmes Afganistanit dhe Pakistanit dhe forcave iraniane të sigurisë.
Në Iran, që është vend transitor për trafikim të narkotikëve nga vendet aziatike, veçmas nga Afganistani në Evropë dhe vendet tjera, për çdo vit konfiskohen sasi të mëdha të drogës.
Sipas të dhënave zyrtare të institucioneve në Iran momentalisht ka rreth 2.8 milionë persona të varur nga drogat e ndryshme.
Kryetari i drejtësisë iraniane, Sadik Laricani tha se vitin e kaluar rreth 70 për qind e të burgosurve në Iran ishin të përfshirë drejtpërdrejt ose tërthorazi në trafikimin e narkotikëve.