Burak Karacaoğlu
09 Maj 2019•Përditësim: 11 Maj 2019
Gjatë sulmeve tokësore dhe ajrore të regjimit sirian dhe grupeve terroriste të cilat i mbështet Irani, të kryera me mbështetje të forcave ruse në zonën e deeskalimit të përleshjeve në Idlib, kanë humbur jetën 5 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Forcat e presidentit sirian Bashar Al-Assad dhe forcat ruse kryen sulme në rajonin ku bëjnë pjesë Hama dhe Idlibi.
Nga Mbrojtja Civile theksojnë se në sulmet, që zgjasin nga mbrëmë, kanë humbur jetën 5 civilë. Druhet se numri i të pësuarve mund të rritet duke marrë parasysh se vazhdojnë bombardimet.
Gjatë sulmeve në vendbanimet brenda zonës së deeskalimit të përleshjeve në Idlib të kryera nga 25 prilli kanë humbur jetën së paku 118 civilë, ndërsa janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Krahas Marrëveshjes së Soçit të cilin përfaqësuesit e Turqisë dhe Rusisë e nënshkruan më 17 shtator 2018 me qëllim të vendosjes së armëpushimit në zonën e Idlibit, forcat e regjimit vazhdojnë kohë pas kohe të kryejnë sulme dhe të shkelin armëpushimin.