Mahmut Geldi
23 Dhjetor 2024•Përditësim: 23 Dhjetor 2024
Si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës, janë vrarë të paktën 5 palestinezë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu.
Siç raporton agjencia zyrtare palestineze e lajmeve WAFA, Izraeli ka vazhduar të bombardojë pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës.
Dronët e ushtrisë izraelite kanë goditur një grup civilësh që ishin mbledhur në zonën e Al-Mawasit, pranë qytetit Rafah, në jug të Rripit të Gazës. Në sulm, dy persona humbën jetën dhe 19 të tjerë, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, u plagosën.
Theksohet se ushtria izraelite bombardoi një automjet civil në rajonin e Al-Mawasit, duke shkaktuar vrasjen e dy palestinezëve që ndodheshin në të dhe disa të tjerë u plagosën.
Shtëpia që i përket familjes Al-Jundi është bombarduar në qytetin verior të Gazës dhe sipas gjetjeve fillestare, një person ka mbetur i vrarë në sulm.
Po ashtu, ushtria izraelite vazhdoi të shkatërrojë shtëpitë e palestinezëve me shpërthime në rajonin Bejt Lahiya dhe në kampin e refugjatëve Jabalia ndërsa vazhdoi të lëshojë predha artilerie ndaj qytetit të Gazës.