Dejan Maksimoviç
11 Dhjetor 2015•Përditësim: 11 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) – Arnold Peralta, lojtari i kombëtares së Hondurasit u vra ndërsa ishte për pushime në vendlindje. Peralta, i cili deri në janar të këtij viti, kishte luajtur për Rangers Glasgow të Skocisë, u vra para një qendre tregtare në La Ceiba, një qytet që ndodhet në bregun e Karaibeve të Hondurasit, raporton Anadolu Agency (AA).
Motivet e vrasjes së mesfushorit të Olimpia nga kryeqyteti Tegucigalpa nuk janë të njohura theksojnë mediat lokale. Hondurasi është përfshirë nga dhuna e bandave kriminale duke e bërë këtë vend me një nga normat më të larta të vrasjeve në botë.
Osman Madrid, drejtor i Federatës të Futbollit së Hondurasit, tha se kjo vdekje tragjike është një goditje e madhe për ta dhe se ka shkaktuar pikëllim të madh.
Akoma askush nuk është arrestuar për vrasjen e Peralta, kurse policia beson se kjo nuk ishte një grabitje, sepse gjërat e Peraltas nuk janë marrë.
Peralta ka luajtur për ekipin kombëtar të Hondurasit në Lojërat Olimpike 2012 në Londër, por nuk morri pjesë në Kupën e Botës dy vjet më vonë në Brazil, për shkak të lëndimit. Ai ishte në listën e ekipit kombëtar për një ndeshje miqësore me Kubën javën e ardhshme. Për Rangers ka luajtur 24 ndeshje në periudhën prej verës 2013 deri në janar 2015, duke shënuar një gol.