Kaamil Ahmed
10 Janar 2017•Përditësim: 10 Janar 2017
JERUSALEM (AA) – Ushtria izraelite ka qëlluar për vdekje një burrë palestinez, i cili siç pretendon ushtria kishte sulmuar me thikë pjesëtarët e saj në Bregun Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).
“Ushtarët ishin sulmuar në kampin e refugjatëve në luginën e Jordanit ku kishin shkuar të zbatojnë një urdhër arresti”, deklaroi zëdhënësi ushtarak Peter Lerner përmes një njoftimi në Twitter.
Khaled Mansour nga Partia e Popullit Palestinez deklaroi se i vrari është identifikuar dhe bëhet fjalë për 32 vjeçarin Mohamed al-Salihi.