Sinan Doğan
30 Maj 2022•Përditësim: 31 Maj 2022
Në shtetin e Amerikës Qendrore, Honduras, ka ndërruar jetë në spital një gazetar i plagosur rëndë si pasojë e një sulmi të armatosur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas shtypit rajonal, një kameraman që punonte për një televizion kombëtar u qëllua për vdekje në qytetin Choluteca, 85 kilometra në jug të kryeqytetit.
Kameramani, i cili u trajtua në spital me plagë të rënda, ndërroi jetë në mbrëmje.
Mësohet se gazetari është qëlluar me plumb në kokë nga persona të paidentifikuar teksa po shkonte nga shtëpia për në punë.
Komisioni për Lirinë e Shprehjes deklaroi se sulmi ndaj gazetarit u dënua dhe se ai ishte gazetari i katërt i vrarë që nga fillimi i vitit.
Autoritetet besojnë se vrasja është kryer nga një bandë kriminale.
Hondurasi nga organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut është paraqitur si një nga vendet më të rrezikshme në botë për sa i përket gazetarisë. Që nga viti 2001 në vend janë vrarë 97 gazetarë.