Abdel Ra'ouf D. A. R. Arnaout,Çağrı Koşak
12 Gusht 2024•Përditësim: 13 Gusht 2024
Ushtria izraelite njoftoi se një tjetër ushtar i saj vdiq në Rripin e Gazës dhe numri i ushtarëve të vrarë që nga 7 tetori u rrit në 690, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ushtria izraelite, thuhet se ushtari 19-vjeçar Omar Ginzberg nga Batalioni 101 ka vdekur në konfliktin që shpërtheu dje në jug të Gazës.
Raportohet se 690 ushtarë kanë humbur jetën, 330 prej të cilëve gjatë procesit të pushtimit tokësor, që nga 7 tetori kur nisën sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.
Numri i ushtarëve të plagosur u regjistrua si 4.306, prej të cilëve 2.202 gjatë pushtimit tokësor.
Ushtria izraelite është kritikuar për fshehjen e të dhënave të vërteta për numrin e të vdekurve dhe të plagosurve që nga 7 tetori.