Sayed Khodaberdi Sadat
05 Prill 2017•Përditësim: 05 Prill 2017
KABUL (AA) – Udhëheqësi i organizatës terroriste DEASH në Afganistan, Sayed Omer Bajuri Khattab, është vrarë në një operacion nga forcat afgane të sigurisë të kryer në lindje të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Mbrojtjes së Afganistanit njoftoi se forcat e sigurisë së këtij vendi kanë kryer aksion të suksesshëm antiterrorist, në vendin Achin, në provincën Nangarhar dhe i shkaktuan humbje të mëdha organizatës terroriste DEASH.
Në njoftim theksohet se gjatë aksionit janë vrarë së paku 25 terroristë, në mesin e të cilave edhe Khatab, njëri nga udhëheqësit e DEASH-it në Afganistan.