Kasım İleri
21 Janar 2017•Përditësim: 21 Janar 2017
WASHINGTON (AA) - Gjatë ceremonisë së inaugurimit të presidentit amerikan, Donald Trump në Washington, janë mbajtur protesta me ç'rast janë arrestuar 217 persona dhe janë plagosur gjashtë policë, raporton Anadolu Agency (AA).
Peter Newsham, shefi i Policisë në Washington DC, u tha gazetarëve se protestat janë mbajtur në disa pjesë të Washingtonit dhe se ka patur trazira.
Në trazirat, sipas tij, kanë marrë pjesë rreth 500 njerëz. Newsham tha se një grup i vogël i protestuesish kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në disa pjesë të qytetit.
"Që nga mbrëmë janë arrestuar 217 persona. Gjashtë oficerë të policisë kanë pësuar plagë të lehta", ka shpjeguar shefi i policisë. Pritet që protestat kundër Donald Trump-it të zgjasin edhe për një kohë.
Protestat kundër Trump-it janë mbajtur edhe në rrugët e Londrës dhe në disa qytete të tjera britanike.
Trump të premten në Kapitol të Washingtonit dha betimin me çka edhe zyrtarisht u bë presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amrikës.