Mahmoud Barakat
14 Shkurt 2017•Përditësim: 14 Shkurt 2017
GAZA (AA) – Grupi palestinez i rezistencës Hamas ka zgjedhur udhëheqësin e ri të lëvizjes në Rripin e bllokuar të Gazës, bënë të ditur një burim nga Hamasi të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).
Yahya Sinwar u zgjodh si lider i ri i Hamasit në Gaza pas zgjedhjeve të brendshme, duke zëvendësuar Ismail Haniyeh, tha burimi për AA duke kërkuar që të mbetet anonim për shkak të kufizimeve që të flasë për mediat.
Po ashtu Khalil al-Hayya u zgjodh si zëvendës i Sinwar, tha burimi.