Stipe Mayiç
29 Shtator 2015•Përditësim: 29 Shtator 2015
ZAGREB (AA) - Para Këshillit Bashkiak të Zagrebit sot u prezantuan tetë policët e parë në biçikleta, të cilët në katër stacione policore të Zagreb do të kryejnë patrullime të rregullta kryesisht nëpër vende të pakalueshme për makinat, raporton Anadolu Agency (AA).
Deri në fund të vitit, çdo stacion policor do të ketë dy policë me biçikleta.
Departamenti policor i Zagrebit dhe Qyteti i Zagrebit prezantuan projektin pilot të patrullave me biçikleta në zonën e Zagrebit. Në katër stacione të policisë së Zagrebit bëjnë patrulla policore me dy policë në biçikleta për të rritur praninë dhe lëvizshmërinë e oficerëve të policisë.
Kryebashkiaku Milan Bandiç tha se Zagrebi tashmë është mbuluar me 270 kilometra të rrugëve të biçikletave, dhe si punon intensivisht për të përmirësuar infrastrukturën e çiklizmit në qytet.
Ai ka paralajmëruar se deri në fund të vitit blerjes së biçikletave dhe pajisjeve për nevojat e të gjitha stacioneve të tjera policore në qytet. Bandiç tha se ky është një zgjerim i një projekti të tanishëm "Polici në komunitet", dhe shtoi se ky është një projekt që korrespondonte me përvojën evropiane.
Në varësi të kushteve të motit, pritet që policët e parë në biçikleta në rrugët e Zagrebit të fillojnë nga java e ardhshme.
Darinka Jug nga Shoqata "biçikleta ime", ka thënë se ky projekt ishte nisur jo vetëm për sanksionimin e qytetarëve në trafik, por edhe për afirmimin e biçikletës si mjet i shëndetshëm dhe ekologjik të transportit.
Zëvendës Shefi i Departamentit të Policisë të Zagrebit, Dubravko Teur tha se roli kryesor i patrullave policore të biçikletave të arrijë në ato vende ku deri më tani ka qenë e vështirë të arrihet me automjete të policisë.
"Kjo do të thotë reagim më i shpejtë dhe më efikas për raportime të veçanta, kontakte më të mirë me njerëzit në këto vende", tha Teur dhe shtoi se qytetarët janë të kënaqur me punën e policëve në biçikleta në disa vende të Kroacisë, ku ky projekt tashmë është zbatuar.
Pasi që qytetet përreth Zagrebit, si Samobori, Velika Gorica, Zapreshiç dhe Sveta Nedelja, të cilat këtë projekt kishin filluar në vitin 2013, tani edhe Zagrebi u bë një qytet, në rrugët e të cilit policët do të patrullojnë me biçikleta.