Stipe Mayiç
08 Prill 2016•Përditësim: 08 Prill 2016
ZAGREB (AA) - Policia kroate ka arrestuan pesëdhjetë tifozë të klubit të basketbollit Cërvena Zvezda, pasi kishin tërhequr frenat në rast rreziku në tren para mbërritjes në Zagreb ku u përpoqën ti shmangen pritjes së policisë në stacionin kryesor hekurudhor, raporton Anadolu Agency (AA).
Tifozët e Cërvena Zvezdës (Delije) në prag të lojës së sontme të basketbollit, ku ekipi i tyre do të luan kundër nikoqires Cedevita, rreth orës 15 kanë tërhequr frenin për rast rreziku në trenin nga drejtimi i Beogradit që t'i shmangen zbarkimit në stacionin kryesor hekurudhor, ku ishte duke i pritur policia kroate.
MPB-ja kroate njoftoi se nuk do të lejojë ardhjen e Delieve, tifozëve të Cërvena Zvezdës, për shkak të rrezikut të lartë të sigurisë në këtë ndeshje. Rreziku i ndeshjes u rrit pasi nga Beogradi dhe vet klubi i Cërvena Zvezdës u nxitën protesta pas paraljmërimit se pjesën e saj të të ardhurave nga ndeshja në Zagreb, Cedevita do ti dhurojë për rregullimin kullës së ujit në Vukovar.