Kayhan Gül,Stipe Mayiç
08 Nëntor 2015•Përditësim: 08 Nëntor 2015
ZAGREB (AA) - Ditën e sotme shtetasit me të drejtë vote në Kroaci iu drejtohen kutive të votimit për të përcaktuar deputetët e rinj të parlamentit. Zyrtarisht procesi i votimit është hapur në orën 07:00, raporton Anadolu Agency (AA).
3 milionë e 791 mijë e 341 votues janë të regjistruar për të ushtruar të drejtën e votës. Shtetasit kroatë mund të shprehin vullnetin e tyre në 6 mijë e 688 kuti votimi të vendosura brenda dhe jashtë vendit deri në orën 19.00.
Në këto votime 2 mijë e 311 kandidatë ku 957 prej tyre janë femra do të garojnë për të hyrë në parlamentin kroat i cili ka 151 vende.
Ndërsa mësohet se qytetarët kroatë që jetojnë jashtë shtetit kanë nisur të votojnë që në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në 114 qendra votimi të vendosura në 48 shtete.
Pritet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kroacisë (DIP) të njoftojë rezultatet e para jo-zyrtare të zgjedhjeve në orën 22.00.