Enes Kaplan
01 Mars 2018•Përditësim: 01 Mars 2018
DAKAR (AA) - Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, është pritur me ceremoni zyrtare nga presidenti i Senegalit, Macky Sall, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan pasi ka mbërritur në rezidencën presidenciale ka përshëndetur trupën ceremoniale të Senegalit.
Erdoğan dhe Sall, më pas kanë kaluar në takimin kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Ekonomisë, Nihat Zeybekci, ministri i Energjetikës dhe Resurseve Natyrore, Berat Albayrak, ministri i Ushqimit, Bujqësisë dhe Blegtorisë, Ahmet Eşref Fakibaba, ministri i Doganave dhe të Tregtisë, Bülent Tüfenkci, ministri i Kulturës dhe Turizmit, Numan Kurtulmuş si dhe nga zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın.