Bahtiyar Abdülkerimov
26 mars 2022•Përditësim: 26 mars 2022
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se në negociatat që do zhvillohen me Rusinë duhet të garantohet sovraniteti dhe të sigurohet integriteti territorial i vendit të tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një video-mesazh, Zelensky vuri në dukje se Forcat e Armatosura të Ukrainës që i kanë shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë ruse, vazhdojnë të luftojnë kundër sulmeve armike në Donbas, Kharkiv dhe Kiev. Mbrojtësit tanë duke zbrapsur sulmet e Rusisë, po orientojnë qeverinë ruse në drejtimin për nevojën e bisedimeve, që janë mendim i thjeshtë dhe logjik".
Ai vuri në dukje se bisedimet me Rusinë duhet të jenë "serioze".
"Deri më tani kanë humbur jetën 16 mijë ushtarë rusë. Për çfarë? Kush përfiton nga kjo? Bisedimet duhet të jenë serioze. Duhet të garantohet sovraniteti i Ukrainës. Duhet të sigurohet integriteti territorial i Ukrainës. Pra, kushtet duhet të jenë të drejta. Në të kundërtën, populli ukrainas nuk do ta pranojë kurrë këtë", tha Zelensky.