Gözde Bayar
07 Mars 2022•Përditësim: 08 Mars 2022
Ukraina "nuk do t'i falë" sulmet e Rusisë ndaj njerëzve të pafajshëm, tha të dielën vonë presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Nuk do ta falim raketën që mbrojtja jonë ajrore rrëzoi sot mbi Okmadit (spitalin e fëmijëve) ... Nuk do të falim të shtënat ndaj njerëzve të paarmatosur", tha Zelensky në një video-mesazh në Telegram, duke shtuar:
"Sot është një e diel e bekuar. Por, ne nuk do të falim qindra e qindra viktima. Mijëra e mijëra të atyre që vuajnë. As Zoti nuk do të falë. As sot. As nesër. Asnjëherë. Dhe në vend të faljes, do të jetë Dita e Gjykimit. Unë jam i sigurt për këtë".
Kur bëhet fjalë për pretendimet e Rusisë për bombardimin vetëm të industrisë së mbrojtjes, Zelensky tha se ishte "vrasje e qëllimshme", sepse ndodhet në qytete pranë civilëve. Ai shtoi se shumica e këtyre kompanive janë ndërtuar disa dekada më parë, gjatë Bashkimit Sovjetik.
Ai tha se kishte vendosur t'i jepte titullin e nderit "Qyteti Hero" Kharkovit, Chernihiv, Mariupol, Kherson, Hostomelj dhe Volnovakha, të cilat ishin objektiv i sulmeve ruse.
Të paktën 364 civilë janë vrarë dhe 759 janë plagosur në Ukrainë që kur Rusia nisi luftën kundër shtetit të Evropës Lindore më 24 shkurt, tregojnë të dhënat e OKB-së.