Cüneyt Karadağ
08 Qershor 2023•Përditësim: 09 Qershor 2023
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy deklaroi se është i mendimit se fuqia e presidentit rus Vladimir Putin po dobësohet, transmeton Anadolu.
Duke pretenduar se Putini ishte i vetëdijshëm për problemet, Zelenskyy u tha gazetave gjermane të lidhura me median, Axel Springer: "Mendoj se partnerët e tij kanë humbur besimin tek ai. Kjo prek ushtrinë dhe shumë gjëra të tjera. Putini ka humbur fuqinë që kishte më parë".
Zelenskyy duke iu referuar marrëdhënieve midis ushtrisë së rregullt ruse dhe grupit Wagner, ai argumentoi se ekziston një luftë shumë serioze politike midis ushtrive të ndryshme si shtetërore ashtu edhe private.
Lidhur me Samitin e NATO-s që do të mbahet në Vilnius, Zelenskyy tha: "Ukraina sigurisht që dëshiron të jetë në samit. Por, nëse NATO nuk na sheh si një anëtar të ardhshëm, pse të shkojmë atje?".
Ai mohoi akuzat se Ukraina ishte e përfshirë në sulmet ndaj gazsjellësit "Rrjedha Veriore", Zelenskyy tha: "Unë jam president dhe jap urdhra në përputhje me rrethanat. Asnjë gjë e tillë nuk është bërë nga Ukraina. Unë kurrë nuk do ta bëja një gjë të tillë. Nuk dija asgjë për këtë temë. Unë them na tregoni prova. Nëse ushtria jonë e ka bërë këtë, na tregoni prova".
Zelenskyy akuzoi Rusinë për pengimin e gjerë të përpjekjeve të shpëtimit pas bombardimit të digës Kakhovka. "Është shumë e vështirë të largohen njerëzit nga zona e pushtuar. Punonjësit tanë të ndihmës sapo përpiqen t'i shpëtojnë, ata qëllohen", tha ai.
"Njerëzit humbën jetën, kafshët ngordhën. Mund të shihen njerëz të vdekur duke notuar nga çatitë e shtëpive të përmbytura. Rezultatet do të jenë të dukshme vetëm pasi uji të jetë ulur pak", tha ai.
Duke kritikuar ashpër OKB-në dhe Kryqin e Kuq Ndërkombëtar për këtë çështje, Zelenskyy tha se OKB-ja dhe Kryqi i Kuq nuk erdhën për të ndihmuar rajonin edhe pse kishin kaluar disa orë nga fatkeqësia.
Presidenti ukrainas përsëriti kërkesën për më shumë armë. "Ne kemi nevojë për mbështetjen e kryeministrit Olaf Scholz për avionët luftarakë dhe sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot", potencoi ai.