Zeynep Beyza Kılıç
27 Dhjetor 2015•Përditësim: 28 Dhjetor 2015
KINË (AA) - Agjencia kineze e lajmeve Xinhua raporton se pronari i një miniere të gipsit në provincën Shandong të Kinës ka bërë vetëvrasje pasi dy ditë më parë miniera u përfshi nga shembja e dheut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shembja ndodhi kur në minierë ndodheshin 29 minatorë. Njëri humbi jetën, ndërsa shtatë u shpëtuan, ndërkohë që 17 të tjerë kanë mbetur ende nën rrënojat dhe nuk dihet për fatin e tyre, lajmëron agjencia në fjalë.
Drejtori i kompanisë Yurong, Ma Congbo, i cili njëherit ka qenë edhe pronar i minierës sot në mëngjes është hedhur nga lartësia në minierë duke kryer vetëvrasje, thuhet më tej.