Ekip
25 Qershor 2017•Përditësim: 26 Qershor 2017
MADRID (AA) - Për shkak të zjarrit pyjor i cili të shtunën shpërtheu në jug të Spanjës janë evakuuar më shumë se 1.000 persona ndërsa stuhia e zjarrit kërcënon Parkun kombëtar, i njohur për nga biodiversiteti i tij, bënë të ditur autoritetet spanjolle, transmeton Anadolu Agency (AA).
Për shkak të erërave të fuqishme stuhia e zjarrit të dielën u përhap deri te Parku Kombëtar Donan, një nga rezervatet më të rëndësishme natyrore në Spanjë i cili është shtëpi për rrëqebullin e rrezikuar iberik.
"Zjarri është përhapur brenda kufijve të rezervatit dhe këtu kemi fokusuar përpjekjet tona", ka thënë Jose Gregorio Fiscal Lopez, nga Shërbimi rajonal për mjedisin.
Susana Diaz, nënkryetarja e provincës jugore të Andaluzisë tha se popullata nuk është e rrezikuar, pasi që mbi 1.000 persona janë evakuuar në qytetin Moguer, në brigjet jugore.
Ajo shtoi se temperaturat e larta dhe erërat vështirësojnë operacionin në fikejn e zjarrit pyjor.