Zehra Ulucak
31 Janar 2020•Përditësim: 01 Shkurt 2020
Autoritetet e Australisë në rajonin e Territorit të kryeqytetit (ACT) Canberra kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve që tashmë disa muaj tërbojnë këtë vend duke shkaktuar katastrofa me përmasa epike, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rajoni autonom ACT, që përbën kryeqytetin australian Canberra dhe periferinë e tij, përballet me një nga kërcënimet më të mëdha të zjarrit, për shkak të të cilit autoritetet shpallën gjendje të jashtëzakonshme dhe u bënë thirrje banorëve për gatishmëri për evakuim të mundshëm.
Kryeministri i ACT-së, Andrew Barr tha se lufta kundër kërcënimit nga zjarret pyjore aktualisht është prioriteti numër një në rajon, raporton BBC.
Temperaturat e ditës në atë pjesë të Australisë arrijnë në 41 gradë celsius ndërsa paraqitja e erërave në mënyrë shtesë rrit më tej rrezikun e zjarreve.
Zjarri goditi zonën e Parkut Kombëtar Namadgi katër ditë më parë dhe po përhapet me shpejtësi në periferinë jugore të Canberra-s.
Kjo është gjendja e parë e jashtëzakonshme në ACT që nga viti 2003 ndërsa edhe atëherë arsyeja ishte zjarri i madh pyjor.