Ali Cura
21 Shkurt 2017•Përditësim: 21 Shkurt 2017
KIEV (AA) - Si pasojë e zjarreve javën e kaluar në Ukrainë kanë humbur jetën 67 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga qendra e shtypit e Shërbimit të Situatave Emergjente të Ukrainës, njoftohet se ekipet e shpëtimit gjatë periudhës 13-19 shkurt kanë ndërhyrë ndaj 1.239 situatave në të gjithë vendin.
Në deklaratë thuhet ndër të tjera se "në të gjithë vendin janë shuar 908 zjarre dhe janë shpëtuar 38 persona, si dhe janë shpëtuar nga djegia e plotë 462 ndërtesa dhe 35 automjete. Si pasojë e zjarreve kanë humbur jetën edhe 67 persona".