Tayfun Salcı
15 Qershor 2017•Përditësim: 15 Qershor 2017
LONDËR (AA) - Rritet në 17 numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit që përfshiu dje ndërtesën 24 katëshe në lagjen Latimer Road, në perëndim të Londrës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të publikuar nga policia theksohet se numri i personave që kanë humbur jetën nga 12 është rritur në 17 dhe se pritet që kjo shifër të rritet përsëri.
Polica në deklaratën e saj ka njoftuar se edhe 17 të plagosur janë në gjendje kritike për jetën.
Ndër të tjera bëhet e ditur se kryeministra britanike, Theresa May, në orët e para të mëngjesit ka kryer inspektime në vendin e ngjarjes.