Michael Hernandez
15 Qershor 2017•Përditësim: 16 Qershor 2017
WASHINGTON (AA) – Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka ngarkuar autoritetet në Pentagon për të modifikuar praninë e trupave të SHBA-ve në Afganistan, konfirmoi shefi i Pentagonit mbrëmë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ky njoftim vjen një ditë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, theksoi se SHBA-të “nuk janë duke fituar” në Afganistan, gati 16 vite pas fillimit të një fushate për të rrëzuar talebanët nga ai vend.
“Ne nuk mund të lejojmë që Afganistani sërish të jetë pikë nisjeje e sulmeve ndaj atdheut tonë apo aleatëve tanë”, tha Mattis në një deklaratë.