Almir Terzic
06 Prill 2016•Përditësim: 07 Prill 2016
SARAJEVË (AA) - Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç (Denis Zvizdić), në një intervistë për Anadolu Agency, ka folur për vizitën e tij tre ditore në Turqi, e cila me ftesë të kryeministrit turk Ahmet Davutoglu fillon të mërkurën, bisedimet për adaptim të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) me BE-në, samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimorë në Paris më 4 korrik, dhe rreth paralajmërimeve se Voisllav Sheshel do të vizitojë BeH-në.
Ai theksoi se pret që BeH-ja të plotësojë të gjitha kushtet që u diskutuan më parë në lidhje me kushtet e aplikimit të besueshëm për anëtarësim në BE, të përfundojnë në gjysmën e parë të këtij viti.
"A do të jetë kjo në fund të majit ose fillim të qershorit, tani nuk e di, në përgjithësi ne do të mund të informojmë Komisionin Evropian se gjithë ajo që është planifikuar, është dakorduar dhe definuar, ka përfunduar dhe se ata mund të fillojnë të përgatisin pyetësorin", tha Zvizdiç.
Kryetari i Këshillit të Ministrave ka folur edhe për rëndësinë e Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, më 4 korrik, në Paris, për të cilën ai ka marrë tashmë ftesë nga presidenti francez, Francois Hollande.
Procesi, tha Zvizdiç, ka ngecje të caktuara, dhe shumë shpesh këto vonesa justifikohen me argumente jo-ekzistente, si mekanizmi koordinues apo gjëra të ngjashme që realisht, "pothuajse nuk kanë të bëjnë asgjë me miratimin e strategjisë të përgjithshme shtetërore".
Gjatë vizitës së tij në Turqi, Kryetari i Këshillit të Ministrave të BeH-së do të zhvillojë bisedime me zyrtarët turq në sferën e ekonomisë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, por edhe rreth hapjes së xhamisë Ferhadija në Banja Luka, e planifikuar për 7 maj.