Gökhan Ergöçün
30 Nëntor 2022•Përditësim: 01 Dhjetor 2022
Gjigandi i hapësirës ajrore ‘Airbus’ dhe kompania e automobilave ‘Renault’ kanë nënshkruar një marrëveshje hulumtimi dhe zhvillimi për teknologjitë e ruajtjes së energjisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një njoftimi për media nga ‘Airbus’, partneriteti synon të zhvillojë teknologji për automjetet elektrike me rreze të gjatë.
"Marrëveshja e bashkëpunimit do të mbulojë veçanërisht tullat e teknologjisë që lidhen me optimizimin e menaxhimit të energjisë dhe përmirësimin e ngarkesës së baterisë", theksohet në njoftim.
Dy kompanitë gjithashtu do të punojnë për ciklin e plotë të jetëgjatësisë së baterive të ardhshme.
Zyrtari i kompanisë ‘Renault’ për inxhinierinë, Gilles Le Borgne, tha se për herë të parë dy liderë evropianë nga industri të ndryshme po ndajnë njohuritë inxhinierike për të formuar të ardhmen e avionëve hibride-elektrike.
Nga ana tjetër, shefja teknike e kompanisë ‘Airbus’, Sabine Klauke, tha se bashkimi i njohurive të kompanisë ‘Renault’ në automjetet elektrike me përvojën e kompanisë ‘Airbus’ në demonstruesit e fluturimeve elektrike do të përshpejtojë zhvillimin e teknologjive shkatërruese të kërkuara për arkitekturat e ardhshme të avionëve hibrid në vitet 2030 dhe më tej.