Fatma Esma Arslan
29 Nëntor 2016•Përditësim: 30 Nëntor 2016
PARIS (AA) – Konzorciumi për prodhimin e avionit Airbus me seli në Francë, në vitin 2018 planifikon mbylljen e qendrës Suresnes në afërsi të Parisit, ndërsa në këtë mënyrë edhe largimin e 1.164 punonjësve, raporton Anadolu Agency (AA).
Komiteti Evropian i Airbus-it u takua në Toulouse ku u prezantuan planet për vitin e ardhshëm.
Siç theksuan, planifikojnë që të largojnë 640 punonjës në Francë, 429 në Gjermani, 39 në Spanjë dhe 56 në Britani të Madhe.
Më herët në Airbus Helicopters janë larguar 582, ndërsa në pjesën Airbus Corporate Jet 67 të punësuar.