Rahmi Gündüz
06 Shtator 2016•Përditësim: 07 Shtator 2016
PARIS (AA) - Kompania për prodhimin e avionëve të pasagjerëve Airbus do ti shesë Vietnamit 40 avionë pasagjerësh. Kjo marrëveshje u arrit me rastin e vizitës së presidentit francez François Hollande në Vietnam, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i kompanisë Airbus për Azinë, Sean Lee konfirmoi se është arritur marrëveshje me tre aviokompani vietnameze, sipas së cilës këtij vendi do ti shiten 40 avionë pasagjerësh.