Ömer Aydın
06 Mars 2018•Përditësim: 07 Mars 2018
PARIS (AA) - Punonjësit e kompanisë kombëtare ajrore të Francës, Air France, njoftuan se më 23 mars sërish do të fillojnë grevën, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të bërë nga 10 sindikatat anëtarë e të cilëve janë punonjësit e kompanisë, thuhet se sërish është marrë vendimi për grevë për të protestuar ndaj politikës së pagave dhe kushtet e punës.
"Pagat e punonjësve me vite janë ngrirë me arsyetimin e krizës financiare", thuhet në deklaratë ndërsa është kërkuar rritje prej 6 për qind të pagave dhe se në drejtim të kërkesave të tyre më 23 mars do të fillojnë grevën.
Në grevë do të marrin pjesë pilotët, ekuipazhi dhe punonjësit e shërbimit tokësor.
Ndërkohë sindikatat javën e ardhshme do të takohen për të përcaktuar se si do t'i ashpërsojnë reagimet e tyre ndaj menaxhmentit të Air France.
Nga ana tjetër kjo do të jetë greva e dytë, ku më parë muajin e kaluar punonjësit e Air France nisën grevë për shkak të krizës financiare në këtë kompani.