Emin Avundukluoğlu
08 Nëntor 2015•Përditësim: 09 Nëntor 2015
BERLIN (AA) - Kompania ajore gjermane Lufthansa ka njoftuar se greva e nisur të premten me kërkesat për përmirësimin e pagave dhe pensioneve të personelit të ekuipazhit të kabinës do të vazhdojë edhe të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Sindikatit të organizatës Stafi i Pavarur i Kabinës e cila i përfaqëson punonjësit e ekuipazhit të kabinës thuhet se greva në aeroportet e Frankfurtit dhe Dyseldorfit do të vazhdojë, përfshirë edhe aeroportin e Mynihut.
Në deklaratë theksohet se greva në tre aeroportet do të nisë në orën 04.30 dhe në aeroportet e Frankfurtit dhe Dyseldorfit do të përfundojë në orën 23.00, ndërsa në aeroportin e Mynihut do të vazhdojë deri në mesnatë.