Ivana Ramadanova
02 Dhjetor 2015•Përditësim: 02 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) - Sindikata e punonjësve në drejtori, organet legjislative gjyqësore, dhe shoqata e administratës gjyqësore njoftuan për organizimin e një greve paralajmëruese në të gjitha gjykatat e vendit e cila do të mbahet të martën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sindikalistët thonë kanë ndërmarrë një hap të tillë nga shkaku i ligjit të ri për nëpunësit gjyqësorë, i cili sipas tyre është i pazbatueshëm.
"Gjatë miratimit të këtij ligji nuk ishim fare të informuar, as që morëm pjesë në miratimin e tij. Nga momenti kur ishte në fazë të miratimit ne parashtruam propozimet dhe vërejtjet tona ndërsa kishim dhe takime me ministrin e Drejtësisë. Mbajtëm një grevë më 1 maj, mirëpo deri më sot paralajmërimet tona nuk janë marrë parasysh dhe ligji mbetet siç ishte në fazën e përpilimit", tha Tërpe Dejanovski, Sekretar i përgjithshëm i Sindikatës.
Pakënaqësia në mesin e zyrtarëve gjyqësorë është mjaft i madh, thonë nga Sindikata, duke shtuar se në mungesë të një zgjidhjeje të mundshme ata kanë organizuar këtë grevë paralajmëruese.
Për vetë ligjin thonë se është i disfavorshëm sepse përmban dispozita të mëdha ndëshkuese dhe kufizuese, dhe ka elemente mjaft demotivuese.
"Ligji për Shërbimin Gjyqësor ka shumë defekte, më sakt që nga procedura për miratim të tij dhe deri të përpjekja për zbatimin e tij. Ligji rezultoi në një numër të madh të dispozitave ligjore dhe teknike të cilat e bëjnë atë të pazbatueshëm", tha Borçe Mirçevski kryetar i Shoqatës së Administratës Gjyqësore.
Të pakënaqurit thanë se do të vazhdojnë aktivitetet deri në ndryshimin e ligjit për nëpunësit gjyqësorë.