Greqi, punonjësit në sektorët publik dhe privat do të hyjnë në grevë
Krahas punonjësve të sektorit publik dhe privat do të marrin pjesë edhe punonjës të ministrive, personeli shëndetësorë në spitalet shtetërore, arsimtarët, farmacistët, mjekët, gazetarët, noterët, avokatët, ndërtuesit, detarët dhe punonjësit e porteve.Mehmet Hatipoğlu
11 Nëntor 2015•Përditësim: 12 Nëntor 2015
ATHINË (AA) - Punonjësit e sektorëve publik dhe privat në Greqi kanë vendosur që ditën e nesërme të mbajnë një grevë 24 orëshe me qëllim për të protestuar për ndryshimet e kushteve të punës dhe të sigurisë sociale që solli qeveria në kuadër të reformave në vend, raporton Anadolu Agency (AA).
Greva mbahet pas thirrjes së bërë nga Konfederata e Sindikatave të Punonjësve të Greqisë (ADEDY) dhe Bashkimi i Degëve të Punonjësve Luftëtarë (PAME). Krahas punonjësve të sektorit publik dhe privat njoftohet se do të marrin pjesë edhe punonjës të ministrive, personeli shëndetësorë në spitalet shtetërore, arsimtarët, farmacistët, mjekët, gazetarët, noterët, avokatët, ndërtuesit, detarët dhe punonjësit e porteve.