Emre Gürkan Abay
11 Prill 2023•Përditësim: 11 Prill 2023
Banka Qendrore e Rusisë njoftoi se kuota e rublës në pagesat e eksportit të vendit ka arritur dollarin dhe ka tejkaluar ndjeshëm euron, transmeton Anadolu.
Në raportin e Bankës Qendrore thuhet se Rusia filloi të pranojë pagesa në rubla për dërgesat e gazit natyror në vendet armike në maj 2022.
Thuhet se kuota e rublës në eksporte është rritur ndjeshëm falë këtij vendimi.
"Kuota e monedhës kombëtare rubla në eksporte tejkaloi 30 për qind në fund të vitit, duke arritur kuotën e dollarit dhe duke tejkaluar ndjeshëm euron", thuhet në raport.
Më tej u tha se pesha e dollarit dhe euros në eksporte ra nën 50 për qind.
Sipas raportit, kompanitë dhe qytetarët në depozitat e tyre kanë rritur peshën e monedhave të vendeve mike, veçanërisht juanit kinez.