Tevfik Durul
14 Shkurt 2017•Përditësim: 14 Shkurt 2017
PEKIN (AA) – Prodhuesi i automjeteve BMW do të tërheqë 41.685 automjete nga Kina, për shkak të defektit të "airbag"-ut të automjeteve, raporton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria për Inspektim dhe Karantinë e Kinës, njoftoi se tërheqja e automjeteve të BMW-së e cila do të fillojë më 9 tetor do të bëhet për shkak të defetktit të "airbag"-ut.
Bëhet e ditur se tërheqja përfshin 41.685 automjete nga modele të ndryshme të prodhuara nga data 2 shkurt deri më 22 nëntor të vitit 2012. Sipas deklaratës, gjatë fryerjes së "airbag"-ut, paraqitet rreziku për defekt në pedalin e gazit.