Gökhan Ergöçün
20 Korrik 2022•Përditësim: 20 Korrik 2022
Shkalla vjetore e inflacionit në Britani të Madhe ishte 9.4 për qind në qershor, që është niveli më i lartë në 40 vitet e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyra statistikore e vendit njoftoi se inflacioni vjetor në qershor ishte në nivelin më të lartë që nga shkurti i vitit 1982
Shkalla ishte 9.1 për qind në bazë mujore në maj ndërsa në qershor u rritën edhe çmimet me 0.8 për qind
“Ndikim më të madh në ndryshimet pati rritja e çmimeve të karburantit dhe ushqimeve”, thuhet në deklaratë.