Emre Gürkan Abay
04 Mars 2022•Përditësim: 04 Mars 2022
Bursa e Moskës nuk do të hapet për tregtim as sot më 4 mars, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim nga Bursa e Moskës thuhet se transaksionet në tregje nuk do të vazhdojnë as sot për shkak të “situatës aktuale”.
Nga ana tjetër, në deklaratën e Bankës Qendrore të Rusisë thuhet se komisioni që individët duhet të paguajnë për shumën totale të blerjes kur blejnë valutë në bursë është ulur nga 30 për qind në 12 për qind.
Pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksioneve të shpallura nga vendet perëndimore, më 28 shkurt zhvlerësimi i rublës ruse ndaj dollarit kaloi 20 për qind. Bursa e Moskës është gjithashtu e mbyllur për tregtim që nga 28 shkurti.
Bursa e Moskës humbi 35 për qind në shkurt në krahasim me mbylljen e një muaji më parë.