Zeynep Beyza Kılıç
19 Maj 2016•Përditësim: 20 Maj 2016
ANKARA (AA) - Çmimi global i naftës ka rënë nën 48 dollarë të enjten si pasojë e shtimit të listës së artikujve nga nafta e papërpunuar dhe dollarit të fortë, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi i naftës së papërpunuar e tipit Brent e filloi ditën me 48.69 dollarë për fuçi për të rënë më vonë në 47.77 dollarë.
Administrata Amerikane për Informacione Energjetike (EIA) deklaroi të mërkurën se lista me artikujt nga nafta e papërpunuar përfundimisht me 13 majin, ka regjistruar 1.3 milion fuçi më shumë krahasuar me javën e kaluar.
Në të njëjtën kohë kërkesa e tregut ka shënuar një rënie për 2.8 milionë fuçi naftë.
Çmimi i naftës e cila tregtohet me dollarin amerikan ka rënë pasi të mërkurën arriti çmimin më të lartë të regjistruar këtë vit 49.84 dollarë për një fuçi.