Zeynep Beyza Kılıç
22 Nëntor 2016•Përditësim: 22 Nëntor 2016
ANKARA (AA) - Kompania spanjolle e transportit hekurudhor 'Renfe', me kompaninë spanjolle të energjisë së gazit natyror Fenosa dhe Enagas do të testojnë lokomotivën e parë në Evropë e cila do të lëvizë me të gaz të lëngshëm natyror (LNG) për të përcaktuar fizibilitetin dhe avantazhet potenciale të tij, deklaruan të hënën nga Enagas, raporton Anadolu Agency (AA).
Pilot testi gjithashtu do të paraqesë transportin e parë hekurudhor të udhëtarëve në botë që do të mundësohet nga gazi në vend të naftës.
Aspektet mjedisore dhe ekonomike të projektit për rrjetin hekurudhor spanjoll dhe atë evropian do të vlerësohen pas pilot testit.