Furkan Naci Top
22 Nëntor 2016•Përditësim: 22 Nëntor 2016
ATHINË (AA) - Ka përfunduar pa rezultate raundi i negociatave në lidhje me paketën e shpëtimit mes qeverisë së Greqisë dhe përfaqësueve të kreditorëve të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Financave pas takimeve të cilat kanë vazhduar deri në orët e para të mëngjesit përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, të Bankës Botërore, Mekanizmit të Stabilitetit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) do të largohen ditën e somte nga Athina.
Ndërsa theksohet se mosmarrëveshja e rëndësishme mes kreditorëve dhe drejtuesve ekonomik grek ka qenë reforma e ligjit të punës. Zyrtarët grekë kanë theksuar se nuk të mund të bëjnë hap prapa në çështjen e reformave që përfshijnë kufizime në kontratat masive të punës dhe lehtësimet për largimet nga puna kryesisht të kërkuara nga FMN-ja.